Mullah Nangyalay është vrarë, por autoritetet lokale në Afganistan thane se nga ky sulm amerikan me dron janë vrarë më shumë se 60 civilë.
Më shumë se 60 civilë u vranë ose u plagosën në një sulm me avionë amerikanë, duke synuar një komandant të lartë të grupit talebanëve në provincën perëndimore të Afganistanit të Herat, thanë zyrtarët lokalë, transmeton Telegrafi.
Komandanti i talebanëve, i quajtur Mulla Nangyalay, u vra në rrethin Shindand afër kufirit me Iranin, tha të enjten zëdhënësi i guvernatorit provincial Herat, Jailani Farhad.
“Sipas njerëzve, mbi 60 civilë u vranë dhe u plagosën në operacion”, i tha Toryalai Tahiri, nënkryetari i këshillit provincial Herat, për median lokale afgane TOLO News.
Duke cituar Wakil Ahmad Karkhi, një anëtar i këshillit provincial Herat, TOLO News raportoi se “civilë janë vrarë dhe plagosur së bashku me luftëtarët e Mullah Nangyalai” në një sulm amerikan të mërkurën.
Qeveria afgane tha se filloi një hetim për raportet e viktimave civile. /Telegrafi/