Site icon Telegrafi

Ushtria amerikane do të përdorë pushkën e re automatike, që fuqinë shkrepëse e ka si të tankut (Foto)

Ushtria amerikane synon të ketë pushkët e reja automatike, që do të jenë në gjendje të shkrepin plumbat me fuqinë e një tanku.

Gjenerata e re e pushkëve automatike (NGSAR) pritet t’i dorëzohen në duar ushtarëve amerikanë në vitin 2022, transmeton Telegrafi.

Pushka me kalibër 6.8 mm jo vetëm që ka fuqi të madhe në  të shkrepur, por edhe ka përmirësuar dukshëm precizitetin gjatë të shtënave nga distanca, që u mundëson ushtarëve t’i përdorin pa problem në kushte të ndryshme klimatike.

Zyrtarët ushtarakë janë të kënaqur me rezultatet, sa që thonë se kjo pushkë është “më e mirë se cilado armë tjetër” që përdoret sot në vende të ndryshme të botës”.

“Është një armë që nuk mund t’i rezistojë çfarëdo jeleku”, ka deklaruar gjenerali amerikan Mark Milley.

Aktualisht ushtria amerikane përdor pushkët automatike M16/M4, që për herë të parë janë përdorur para 50 viteve. Dhe në momentin që këto pushkë të jenë gati, ato do t’i zëvendësojnë rreth 80 mijë pushkë tjera të tipit M249.

Pushkët e reja do të jenë më të lehta dhe kanë një rreze veprimi nga 300 deri në 600 metra. /Telegrafi/

Exit mobile version