Telegrafi

Ushtria Amerikane shpëton vajzën trevjeçare nga përmbytjet në Honduras

Një vajzë trevjeçare u shpëtua nga një qytet i përmbytur honduran nga Ushtria Amerikane.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, momenti emocionues tregon ushtarin amerikan duke mbajtur fëmijën derisa të dy u ngritën për në helikopterin Blackhawk të premten; ngjarje vjen pasi stuhia tropikale Eta përplasi shtetin e Amerikës Qendrore.

Më pas thuhet se ushtarët amerikanë sollën familjen e fëmijës në helikopter përpëara se të fluturonin në një zonë më të sigurt, larg qytetit të Limas në departamentin verior të Kortezit.

Pamjet ajrore treguan familje të bllokuara që kërkonin strehim në çatitë e tyre në San Pedro Sula të shtunën, në pritje të ekipit të shpëtimit dhe të forcave të armatosura nga qeveria në Honduras. /Telegrafi/