Telegrafi

Ushtria amerikane realizon me sukses hedhjen e raketës interkontinentale (Video)

Forcat Ajrore amerikane kanë nisur një raketë balistike interkontinentale, Minuteman III (ICBM) në Kaliforni.

Testi ishte i pari i këtij viti dhe synonte të kontrollonte gatishmërinë, efektivitetin dhe saktësinë e sistemit.

Nisja e raketave pa municione brenda u zhvillua në bazën ajrore të Vandenberg në orën 5:26 të së mërkurës dhe ishte e suksesshme, sipas një deklarate nga Komanda e Përgjithshme e Luftës Ajrore.

Videoja që shfaq shpërthimin dhe fluturimin u botua në kanalin zyrtar të Youtube.

Komanda e Forcave Ajrore tha për AFP, se raketa arriti me sukses objektivin e synuar.

Ishte testi i parë i këtij lloji që u zhvillua këtë vit, pasi një nisje e planifikuar për në shkurt u shty.

Raketat “Minuteman” testohen rregullisht nga Vandenberg, i cili ndodhet në bregun e Paqësorit në Santa Barbara County.

Testi vjen përpara një takimi të planifikuar midis Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i cili nisi një sërë testesh raketore dhe bërthamore vitin e kaluar.

Prodhuar nga Boeing, Minuteman III i LGM-30G është i vetmi ICBM me bazë në tokë në shërbim në SHBA.

Sistemi “Minuteman”, i cili së pari hyri në shërbim në vitin 1962, është pjesë e të ashtuquajturit treshe bërthamore amerikane, ku dy pjesët e tjera janë raketa balistike (SLBM) e lëshuar nga nëndetëse Trident dhe armë bërthamore të bartura nga bombarduesit strategjikë me rreze të gjatë. /oranews.tv/