Telegrafi

Ushtria amerikane qëllon një tjetër ‘objekt fluturues të paidentifikuar’ në lartësi të madhe në Michigan

Ushtria amerikane ka rrëzuar një tjetër objekt në lartësi të madhe mbi liqenin Huron në Michigan, të dielën pasdite, sipas një zyrtari amerikan dhe një burimi të Kongresit të informuar për këtë çështje.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, operacioni shënon ditën e tretë radhazi që një objekt i paidentifikuar u rrëzua mbi hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut.

Objekti u qëllua nga një aeroplan ushtarak amerikan, sipas një prej zyrtarëve.

Detaje të mëtejshme nuk ishin ende të disponueshme në lidhje me objektin ose se si kishte udhëtuar në SHBA.

Lexo po ashtu Aeroplanët amerikanë rrëzojnë një objekt tjetër të paidentifikuar mbi Kanada

Lajmi vjen pasi një objekt i paidentifikuar u qëllua mbi veriun e Kanadasë të shtunën.

Ndërkohë të premten, një objekt i paidentifikuar u rrëzua në hapësirën ajrore të Alaskës nga një F-22 amerikan.

Dhe fundjavën e kaluar, një balonë e dyshuar kineze e vëzhgimit u rrëzua nga F-22 në brigjet e Karolinës së Jugut. /Telegrafi/