Telegrafi

Ushtria amerikane planifikon të zvogëlojë numrin e ushtarëve në një stërvitje në Evropë, si pasojë e coronavirusit

Komanda Evropiane e SHBA-së (EUCOM) ka njoftuar se pas rishikimit të kujdesshëm të aktiviteteve të ushtrimit të ‘Defender-Europe 20’ dhe në rritjen e shpërthimit aktual të coronavirusit, është marrë vendimi që të modifikojë stërvitjen më të lartë duke ulur numrin e pjesëmarrësve të ushtarëve amerikanë.

Aktivitetet e lidhura me stërvitjen do të rregullohen në përputhje me rrethanat dhe ne do të punojmë ngushtë me aleatët dhe partnerët për të përmbushur objektivat tona më të larta të trajnimit, thuhet në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

“Ne e marrim seriozisht shpërthimin e coronavirusit dhe jemi të sigurt se duke marrë këtë vendim të rëndësishëm, ne do të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, ndërsa ende maksimizojmë përpjekjet tona për të çuar përpara aleancat dhe partneritetet tona dhe duke rritur gatishmërinë tonë gjithëpërfshirëse për të adresuar çdo krizë apo emergjencë”, thuhet më tutje në deklaratë.

‘Defender-Europe 20’ është vendosja e një force të besueshme luftarake në një numër mjaft të madh nga Shtetet e Bashkuara në Evropë, dhe njihet si stërvitja më e madhe së bashku me aleatët e saj në 25 vitet e fundit. /Telegrafi/