Telegrafi

Ushtria amerikane pajisë qentë me syze speciale, me to marrin komanda nga distanca kur janë në zona të luftës    

Qentë prej kohësh ndihmojnë ushtarët në beteja të ashpra, por tani ata pritet të pajisen me syze speciale që i bën edhe më të aftë.

Ushtria amerikane ka prodhuar syze që u ndihmon qenve të marrin komanda nga distanca, kur janë në zona të luftërave, transmeton Telegrafi.

Ato janë modifikuar në atë mënyrë që çdo qeni t’i vendosen në sy dhe të mos u bien gjatë vrapimit. E pasi që kërkojnë shpesh lëndë të ndryshme shpërthyese nëpër zona të minuara, ata kanë nevojë për direktiva nga distanca.

Kompania me seli në Seattle ka prodhuar prototipin e syzeve Command Sight që pritet të kalojnë fazën e parë të testimit.

“Këto syze funksionojnë ndryshe për qentë. Përmes tyre eprorët e tyre do të mund t’ju japin udhëzime se si të veprojnë”, ka deklaruar Dr. Stephen Lee. /Telegrafi/