Ushtria amerikane duket se së shpejti do të pajiset me një armë shumë të fuqishme, bëhet fjalë për pushkën automatike e cila me vetëm një shkrepje nxjerr nga tyta katër plumba.
Raportohet se ushtria amerikane ka porositur prototipin e ri të armës së quajtur “ribbon gun” e dizajnuar nga kompania e shpikësit Martin Grier Forward Defence Munitions me seli në Colorado-Springs, transmeton Telegrafi.
Kjo pushkë automatike ka fuqinë që me vetëm një shkrepje të gjuaj katër plumba, pasi që është i pajisur me katër karikatorë. Po konsiderohet si arma që shkrep më së shpejti plumba, ndërsa rekordin aktual të Guiness e mban mitralozi M134.
Martin Grier prej kohësh është duke u marrë me prodhimin e armëve të lehta që nuk janë si të zakonshmet të punuara nga metali apo çeliku. /Telegrafi/