Telegrafi

Ushtria amerikane kryen me sukses testimin e raketës së re balistike interkontinentale

Forcat ajrore të ushtrisë amerikane kanë kryer me sukses testimin e raketës interkontinentale balistike, por që brenda saj nuk kishte lëndë shpërthyese.

Lansimi i saj u krye nga baza ajrore Vandenberg në Kaliforni, e cila nga afër u ndoq nga zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane, transmeton Telegrafi.

Raketa “Minutemen 3” është lansuar nga Kalifornia dhe ka fluturuar mbi 6,760 kilometra mbi Paqësor e deri në ishujt Marshall.

Në komunikatën e lëshuar nga forcat ajrore thuhet se testi ka treguar fuqinë e sistemit raketor interkontinental balistik, duke theksuar se testimi i saj nuk është ndonjë kundërpërgjigje në ngjarjet që po ndodhin nëpër botë. /Telegrafi/