Telegrafi

Ushtria amerikane kryen me sukses testimin e raketës hipersonike

Shtetet e Bashkuara kah mesi i marsit kanë kryer me sukses testimin e një rakete hipersonike, por këtë fakt e kanë zbuluar këtë javë për të shmangur eskalimin e situatës me Rusinë derisa presidenti amerikan Joe Biden, po bëhej gati për udhëtim në Evropë.

Raketa e quajtur Hypersonic Air-breathing Weapon Concept (HAËC) është lansuar nga një aeroplan bombardues B-52 në Bregun Perëndimor, ka bërë të ditur një zyrtar i kompanisë Lockheed Martin që konfirmoi se testi ka rezultuar i suksesshëm, transmeton Telegrafi.

Ky zyrtar nuk ka dhënë detaje për testimin e raketës, përveç se ka pranuar se ka fluturuar në 20 mijë metra lartësi në një distancë prej 480 kilometrave, shkruan CNN.

Raketa HAWC fluturon me shpejtësi prej 6 mijë kilometra në orë – ku fluturimi në një rreze prej 480 kilometra tani është për 5 minuta më i shkurtër.

Ky test ndodhi disa ditë pasi Rusia njoftoi se ka përdorur raketa hipersonike gjatë pushtimit të Ukrainës, duke pretenduar se kishte për objektiv një depo municioni në pjesën perëndimore të Ukrainës. /Telegrafi/