Site icon Telegrafi

Ushtria amerikane konfirmon rrëzimin e aeroplanit të saj në Afganistan

Një aeroplan i ushtrisë amerikane u rrëzua të hënën në lindje të Afganistanit, konfirmoi ushtria e Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i forcave amerikane në Afganistan, kolonel Sonny Leggett, tha se aeroplani ushtarak, E-11A, është rrëzuar në provincën Ghazni dhe se hetimet për shkakun e rrëzimit janë në vazhdim e sipër.

“Derisa hetimet janë duke u zhvilluar, nuk ka indikacione se rrëzimi është shkaktuar nga zjarri i armikut”, tha Leggett.

Lexo po ashtu Talibanët pretendojnë se ata rrëzuan një aeroplan amerikan

Ai nuk dha informacione për viktima.

Më herët, autoritetet lokale në Afganistan i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se një aeroplan pasagjerësh është rrëzuar në provincën Ghazni, me rreth 83 njerëz në bord.

Guvernatori i provincës Ghazni, Wahidullah Kalimzai, tha se aeroplani i përkiste kompanisë kombëtare ajrore Ariana Airlines.

Megjithatë, kompania shtetërore mohoi se aeroplani i saj është rrëzuar.

Exit mobile version