Telegrafi

Ushtria amerikane ia mësynë Maqedonisë për manovra ushtarake me URM-në

Një konvoj prej 120 automjetesh ushtarake amerikane do t’i mësyjnë Maqedonisë, përmes Bullgarisë, për të marrë pjesë në një manovër ushtarake të përbashkët me Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë (URM), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga URM-ja, manovrat kanë për qëllim të mbështetin trajnimet për forcimin e standardeve operative të inxhinjerisë dhe Mbrojtjes Atomike Biologjike dhe Kimike (MABK) të URM-së, përfshi përparimin në mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet URM-së dhe Ushtrisë së SHBA-ve.

Gjithsej 300 ushtarë amerikanë do të marrin pjesë në këto ushtrime, ndërkaq në dy ditët e radhës, automjetet do të prezantohen në Shkup, Shtip dhe Veles, në përbërje të llojeve ”Buffalo”, ”Humvee”, dhe transportuesit e blinduar ”Striker”./Telegrafi/