Telegrafi

Ushtria amerikane heton vdekjen e 9 civilëve irakianë

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se pesë gra dhe katër fëmijë u vranë të martën në mbrëmje në një fshat në perëndim të qytetit Musayib. Në deklaratë thuhet se në këtë zonë shtëpitë janë përdorur për të strehuar Al-Qaeda në Irak.

Policia vendore i tha agjencisë AP se viktimat ishin në një shtëpi që u sulmua nga avionët luftarakë amerikanë. Musayib, rreth 60 kilometra në jug të Bagdadit është një zonë e koduar si trekëndëshi i vdekjes për shkak të sulmeve të shpeshta të forcave amerikane dhe irakiane.

Ndërkohë, kleriku më i respektuar shiit në Irak u takua për herë të parë me zëvendës presidentin suni të vendit për të diskutuar një iniciativë që synon bashkimin e udhëheqësve politikë. Ajatollahu i Madh Ali al-Sistani dhe zëvendës presidenti Tareq al-Hashemi zhvilluan bisedime sot në qytetin e shenjtë shiit të Naxhafit. /VoA/