Zyrtarët ushtarakë amerikanë janë duke përgatitur një përgjigje në internet që do të synonte zyrtarët e lartë rusë dhe qytetarët më të pasur të vendit nëse Moska ndërhyn në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 përmes sistemeve të hakerave ose duke përhapur dezinformata, sipas një raporti.
Një nga taktikat që po zhvillohet nga Komanda Cyber e SHBA-së do t’u tregojë oligarkëve dhe anëtarëve të udhëheqjes së lartë të Rusisë se të dhënat e tyre personale do të futeshin në lojë edhe nga amerikanët nëse ndërhyrja do të vazhdonte, raportoi të mërkurën Washington Post, transmeton Telegrafi.
Presidenti Vladimir Putin nuk do të ishte ndër ata që veçohen sepse do të konsiderohej tepër provokues, thuhet në raport.
“Ajo që mund të mendohet këtu është një version i individualizuar i kësaj, jo ndryshe nga sanksionet ekonomike të synuara individualisht”, tha Bobby Chesney, profesor i drejtësisë në UNiversitetin e Teksasit.
Hakmarrja në internet është pjesë e punës që po bëhet në një numër agjencish federale për të siguruar që SHBA-të të mbrojnë veten e tyre në rast se Rusia kërkon të prishë zgjedhjet e ardhshme siç bëri në vitin 2016.
Trembëdhjetë rusë dhe tre subjekte ruse të lidhur me IRA u paditën në shkurt të vitit 2018 nga një juri e madhe federale si pjesë e hetimit të këshilltarit të atëhershëm Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016. /Telegrafi/