Admirali Craig Fowler, i cili kryeson Komandën jugore të Ushtrisë së SHBA-së, i tha sot Senatit se trupat amerikane janë gati të mbrojnë personelin amerikan dhe objektet diplomatike në Venezuelë, nëse është e nevojshme.
“Ne jemi të gatshëm të mbrojmë personelin amerikan dhe objektet diplomatike, nëse është e nevojshme”, tha Fowler në Komitetin e Senatit për Çështjet Ushtarake.
Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Fowler nuk dha detaje se si Ushtria amerikane mund të reagonte në rast nevoje. /kp/Telegrafi/