Për ta arritur këtë qëllim nevojiten aplikacione, ndërsa cili sistem operativ do të shërbente më mirë se sa Android?
Të paktën kështu mendon ushtria amerikane, e cila thotë se sistemi operativ Android për telefonat mobil si dhe kompjuterët tablet do t’i bëjë mirë ushtarëve të saj në beteja apo fronte tjera ushtarake.
Ideja e ushtrisë amerikane është që t’i shkrijë pajisjet e saj elektronike me sistemin operativ Android, në mënyrë që tu mundësojë ushtarëve të saj të jenë sa më të lidhur dhe në kontakt me njëri tjetrin.
Duke u hapur për publikun, ushtria dëshiron ta përdor një platformë e cila është shumë stabile, ndërsa pret nga zhvilluesit e jashtë që të krijojnë aplikacione të cilat do t’i shërbejnë infrastrukturës së saj ekzistuese.
Pritet që sistemi operativ i kompanisë Google, përkatësisht platforma mobile Android të shndërrohet në normë dhe urdhër përdorimi për ushtrinë amerikane.
Ky rregull do të zbatohet menjëherë, mirëpo i njëjti pritet të hyjë plotësisht në fuqi deri në vitin 2013. / Telegrafi /