Telegrafi

Ushtria amerikane bën gati bombarduesit bërthamorë B-52, do të patrullojnë 24 orë për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë (Foto)

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara do të ngritin në ajër aeroplanët gjigant bombardues të tipit B-52, të cilët kanë kapacitete të bartin dhjetëra bomba bërthamore dhe që 24 orë do të patrullojnë për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, shkruan Daily Mail.

Me rritjen e tensioneve midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, gjenerali David Goldfein ka njoftuar se këta bombardues do të jenë në ajër dhe do të patrullojnë 24 orë për herë, pas plot 26 viteve kur edhe u ulen tensionet midis SHBA-ve dhe Rusisë, transmeton Telegrafi.

Goldfein gjithashtu ka urdhëruar që këta aeroplan që gjenden në bazën ajrore në Barksdale në Louisiana, të pajisen me bomba bërthamore, veprim ky që nuk është parë që nga viti 1991.

Kjo është lëvizja e fundit mbrojtëse nga ana e ushtrisë amerikane, që ka për qëllim t’i përshtatet kërcënimeve luftëdashëse që presidenti Donald Trump i ka postuar në Tëitter, duke ua bërë të qartë Koresë së Veriut, Iranit dhe armiqve tjerë të SHBA-ve, që do të përdor forcën. /Telegrafi/