Telegrafi

“Ushtria” e 3,500 majmunëve terrorizon qytetin tajlandez, thyejnë gjithçka para tyre, turistët ikin, vendasit janë të pafuqishëm – ka edhe banda rivale mes tyre

Një “ushtri e majmunëve” ka ‘pushtuar’ një qytet tajlandez duke detyruar që bizneset atje të mbyllen e turistët dhe klientët të largohen prej aty.

Qyteti në Tajlandë Lopburi rreth 144 kilometra në veri të kryeqytetit Bangkok është i njohur për popullësinë e majmunëve, prandaj tërheq turistët nga e gjithë bota, transmeton Telegrafi.

Por tani si duket situata po u delë nga duart për shkak të situatës së fundit.

Ky qytet që kishte një ekonomi lokale plot gjallëri është tani në rrezik të bëhet një qytet fantazmë pasi 3,500 majmunë simianë kanë pushtuar zonën.

Majmunët e qytetit janë shumë të dashur – vendasit madje organizojnë një festival vjetor për t’i nderuar ata, por tani për shkak të përshkallëzimit të situatës, kompanitë dhe bizneset e vogla kanë mbyllur dyqanet e tyre derisa turistët po qëndrojnë larg.

Surachat Chanprasit, një përfaqësues nga Qendra Tregtare Pingya tha se majmunët shpesh kanë vërshuar dyqanin dhe ngacmonin ngacmonin klientët që vinin për të blerë.

Ata dëmtuan gjithashtu xhamet e dyqaneve, duke i detyruar pronarët të harxhojnë para për riparimet e tyre.

Majmunët, të cilët kanë mungesë të plotë të frikës nga njerëzit, shfaqin sjellje jashtëzakonisht të guximshme, duke u ngjitur mbi xhamin e përparmë të automjeteve në lëvizje dhe duke u hedhur mbi të gjithë kalimtarët në rrugë.

Vendasit thonë se ka edhe banda rivale që shënojnë territorin e tyre – duke çuar në konflikt kur kafshët takohen. /Telegrafi/