Zhurma e tifozëve shqiptarë po ushton gjithë qytetin e Lyonit.
Ndeshja e kombëtares shqiptare përball Rumanisë ka mbledhur të gjithë tifozët shqiptarë së bashku, me një qëllim, përkrahjen pa kushte të ekipit kombëtar.
Këta janë duke e bërë si është më së miri, pasi kënga shqipe nuk po ndalet asnjëherë duke bërë qytetin e Lyonit të ushtoj i tëri.
“Besa-besë, besën ta kam dhanë – për Shqipëri jetën dojmë me dhanë”, është kënga që po dëgjohet rrugëve të Lyonit.
Ndeshja fillon në ora 21:00 dhe është e vlefshme për vendin e tretë të Grupit A, vend që ka mundësi ta dërgoj njërën kombëtare në raundin tjetër të Euro 2016. /Telegrafi/