Site icon Telegrafi

Ushtarja amerikane ribashkohet me qenin që e kishte ‘njoftuar’ në Kosovë: Moment magjik

Ushtarja e Gardës Kombëtare amerikane është ribashkuar me qenushin e saj, të cilin e kishte gjetur pothuajse në gjendje të vdekur në Kosovë.

Gjersa ishte në kuadër të ushtrisë amerikane në Kosovë, Sgt. Andrea Taulton hasi në një qen të racës gjermane që kishte aftësi të kufizuara, i cili kishte nevojë për ndihmë.

Qeni kishte probleme mjekësore me putrat dhe lëndime të tjera.

Ndërsa Taulton përgatitej të kthehej në shtetin e saj të Virxhinias Perëndimore vetëm disa javë pasi takoi qenushin në nevojë, ajo thirri organizatën jofitimprurëse, “Putrat e Luftës”, me seli në Long Island, New York, për ta ndihmuar rreth mikut të saj të ri.

Pas pritjes për disa muaj të gjatë, Taulton më në fund u ribashkua me qenin e saj, Axel, i cili ishte shëruar plotësisht.

Në një intervistë me Fox News Digital, Taulton e përshkroi ribashkimin si një “moment magjik”.

Taulton tha se qeni filloi ta ledhatonte, tundi bishtin dhe lehu shumë – ajo e dinte se ai po përpiqej të komunikonte me të.

Ishte “pothuajse sikur po përpiqej të fliste me mua dhe të thoshte, ‘më në fund jam këtu, mami!”, tha ajo.

Taulton tha se shpreson se do të jetë në gjendje ta marrë Axel “kudo” me vete në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

Watch the latest video at foxnews.com

Exit mobile version