Site icon Telegrafi

Ushtarja 20-vjeçare fsheh shtatzëninë

Përgjatë nëntë muajve ushtarja nuk ka hequr dorë nga ushtrimet e përditshme, e barkun e kishte fshehur me rroba më të mëdha, shkruan gazeta britanike “The Sun”. Edhe pse disa kishin dyshuar se ishte shtatzënë, ajo e kishte mohuar me këmbëngulje.

Disa ditë pas lindjes njëzetvjeçarja ka arritur të fshehë edhe fëmijën në ushtri, mirëpo një prej kolegëve të saj e ka dëgjuar fëmijën duke qarë.

“Nuk e dimë kush është babai dhe pse e ka fshehur shtatzëninë e saj”, ka thënë një burim për “The Sun”. Nëna dhe fëmija janë në spital, derisa ka filluar hulumtimi i tërë këtij rasti.

Lindja e saj është ngjarja e parë e tillë në historinë e forcave ushtarake britanike.

Exit mobile version