Site icon Telegrafi

Ushtari turk u ngjit me ekskavator në tarracën e shtëpisë së rrënuar, mori telefonin e të moshuarës – donte të mësonte për fatin e të birit  

Një ushtar turk përmes ekskavatorit ka arritur që të shtunën të ngjitet në tarracën e katit të dytë të një shtëpie të dëmtuar në Antakya të Turqisë, duke tentuar ta gjejë telefonin që i përkiste 75-vjeçares e cila frikësohej se i biri i saj mund të ketë vdes, pasi nuk kishte vënë kontakt me të prej pesë ditësh.

Kjo grua e moshuar i kishte lutur punonjësit humanitar t’ia gjejnë telefonin me qëllim që të mund t’i telefonojë të birit, derisa priste në parkun afër shtëpisë ku janë vendosur tendat për ata që kanë mbetur pa shtëpi, transmeton Telegrafi.

Murathan Adil, pjesëtarë i forcave speciale të ushtrisë turke që kishte shkuar në jug të qytetit për të ndihmuar në nxjerrjen e të mbijetuarve, ka arritur të hip në tarracën e katit të dytë të shtëpisë, ku nga atje i dorëzoi çantën një pjesëtar i ekipit të shpëtimit, brenda të cilës gjendeshin gjësendet personale të moshuarës, përfshirë këtu telefonin mobil.

Lexo po ashtu Pamjet e malit shkaktuan sërish panik në Turqi, pas tërmetit u shfaq tym dhe më pas doli një substancë e lëngshme e zezë

Edhe pse në fund nuk arriti personalisht t’i telefonojë të birit, pasi që telefoni i kishte mbetur pa bateri, ai u telefonua nga një person tjetër që ia kumtoi lajmin e lumtur – që ai është shëndoshë e mirë.

“sikur të më falje e tërë bota”, tha kjo grua e cila u paraqit si Busra në momentin kur dëgjoi zërin e të birit. /Telegrafi/

Exit mobile version