Ushtari i Koresë së Veriut që vitin e kaluar iku në Korenë e Jugut nën breshëri plumbash, raportohet të jetë djali i një gjenerali.
Ai pretendon se shumica e bashkëmoshatarëve të tij në Korenë e Veriut nuk i qëndrojnë besnik liderit të tyre Kim Jong-un, transmeton Telegrafi.
Ushtari Oh Chong Song gjatë vitit të kaluar kishte bërë një arratiste spektakolare nga Koreja e Veriut, duke fituar kështu vëmendjen e gjithë botës, kurse së fundmi ka dhënë një interviste për të përditshmen japoneze Sankei Shumbun.
25-vjeçari është djali i një gjenerali të Koresë së Veriut. Edhe pse është rritur me privilegje, nuk e besonte në besnikërinë ndaj liderit të Koresë së Veriut.
“Njerëzit në Korenë e Veriut në veçanti të rinjtë, janë indiferent ndaj njëri-tjetrit, politikës dhe nuk ekziston ndonjë besnikëri e theksuar ndaj liderëve të tyre”, ka deklaruar Sankeri Shimbun.
Ai personalisht nuk ka qenë për asnjë moment besnik ndaj liderit Kim Jong-un, dhe nuk i ka interesuar se çfarë mendonin prindërit e tij për këtë.
“Është e natyrshme të mos jesh i interesuar apo besnik, pasi shoqëria është e tillë që nuk ofron alternativa. Atyre nuk u bën përshtypje nëse kanë ushqim të mjaftueshëm për t’i mbajtur gjallë qytetarët e tyre”, ka deklaruar i riu.
Ai gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimet se në vendlindjen e tij kërkohet për vrasje. Vendimi për të ikur nga Koreja e Veriut i kishte ardhur krejt spontanisht.
Pas një grindje me prindërit, ai ishte dehur dhe kur e kuptoi se do të jetë kujdestar vendosi ta mendojë një plan për arratisje. Rrugës për në vendin e punës kishte vendosur ta thyej rampën, kurse nga frika se mund të ekzekutohet nëse kapet gjallë, kishte vendosur të vazhdoj me vozitje në drejtim të Koresë së Jugut.
Dhe duke marrë parasysh faktin se kujdestarinë është dashur ta kryej hiq më pak se 50 metra larg fqinjëve, vozitja nuk ishte edhe aq e gjatë.
Ai gjithashtu ka arsyetuar veprimin e shokëve të tij që kishin hapur zjarr ndaj tij, pasi ata do ta pësonin edhe më keq po të mos kishin zbatuar urdhrat.
“Po të mos kishin hapur zjarr ndaj meje, do të dënoheshin me mënyrat më mizore. Edhe unë do të reagoja njëjtë po të isha në vendin e tyre”, ka shtuar ai. /Telegrafi/