Si një tjetër simbol i rezistencës ndaj agresionit rus, ka nisur sot kampionati ukrainas i futbollit.
Herën e fundit që topi u rrokullis në fushat e Ukrainës ishte në dhjetor 2021, dhe pak para rifillimit të sezonit në fund të shkurtit, Rusia pushtoi Ukrainën dhe kampionati përfundoi.
Sot në stadiumin Olimpik të Kievit është luajtur ndeshja e parë e sezonit të ri, ndërsa ndeshjen e parë e kanë luajtur Shakhtar Donetsk dhe Metalist Kharkiv.
💙💛 Футбольний сезон розпочався!
🇺🇦 Неймовірне виконання гімну України Михайлом Хомою перед початком матчу #ШахтарМеталіст1925.#Shakhtar pic.twitter.com/dHtcXS5Pak
— ⚒FC SHAKHTAR DONETSK (@FCShakhtar) August 23, 2022
Të dyja skuadrat vijnë nga qytete të prekura keq nga lufta dhe kjo ndeshje, si të gjitha ndeshjet e tjera të këtij sezoni, u luajt në Kiev dhe përballë tribunave bosh.
Duke qenë se sot është Dita e Flamurit të Ukrainës, para fillimit të ndeshjes lojtarët dhe gjyqtarët mbanin me krenari flamurin e vendit të tyre dhe presidenti Volodymyr Zelensky iu drejtua turmës.
https://twitter.com/SD_Miners/status/1562068306852548608
Fillimi i ndeshjes ishte veçanërisht emocionues kur një ushtar i ri ukrainas i plagosur në luftë nisi topin nga mes dhe sulmuesi i Shakhtarit, Danilo Sikan nuk mundi ta ndalonte veten të qante.
O pontapé de saída no campeonato da Ucrânia pic.twitter.com/f6Jc9hXuif
— Gol de Letra (@GoldeLetra7) August 23, 2022
Ndryshe, ndeshja përfundoi me rezultat 0-0. /Telegrafi/