Telegrafi

Ushtari i përfshirë në dhunën në Kuvend, kthehet nga misioni në Afganistan

Ushtari i cili ishte i involvuar në ngjarjet më 27 prill në Kuvendin e Maqedoni, që brenda një kohe të shkurtë pas kësaj shkoi në mision në Afganistan, prej së premtes së kaluar është kthyer në Maqedoni dhe u dërgua në bisedë te prokurori.

Siç njofton AIM nga Ministria e Mbrojtjes, për ushtarin i cili paraprakisht u evidentua nga policia si pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit, procedura për kthimin e tij në Maqedoni ka filluar menjëherë pasi u kuptua se ai u dërgua në mision.

Nga Ministria potencojnë se për ushtarin e kthyer tashmë është hapur procedurë disiplinore, si dhe kanë filluar procedura edhe për oficerë dhe ushtarë të tjerë të URM-së, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill./Telegrafi/