Një video që është publikuar në internet ka shkaktuar reagime të ashpra, ku shfaqet moment kur një oficer rrah brutalisht ushtarin i cili nuk kishte kryer detyrat për të cilat ishte caktuar.
Kjo video ka arritur edhe në duart e zyrtarëve të lartë të ushtrisë tajlandeze, të cilët janë duke hetuar rastin, transmeton Telegrafi.
Komentues të shumtë të rrjeteve sociale kanë gjykuar keqtrajtimin e ushtarit, i cili ishte dënuar për faktin se nuk kishte mundur të kryej deri në fund ushtrimin gjatë trajnimit.
Në video shihet ushtari duke i gjunjëzuar duke pritur ndëshkimin në oborrin e kazermës, derisa një oficer me shkop të drurit e godet pa ndërprerë në shpinë.
Por sikur kjo të mos mjaftonte, eprori e godet disa herë me shkelm në kokë, ku pas disa sekondave i bashkëngjitet edhe një oficer tjetër i cili pa pikë ndjenje e godet ushtarin e ri që bërtiste nga dhimbjet.
Kjo ngjarje e turpshme për ushtrinë tajlandeze ka ndodhur në pikë të ditës, edhe pse në video shihet se si afër ushtarit të rrahur qëndrojnë oficerë dhe ushtarë tjerë, që nuk ndërhyjnë për ta shpëtuar viktimën që po rrihej brutalisht. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rK_4Ai1puwQ