Telegrafi

Ushtari i NATO-s, 18 vjet pas luftës, kujton Drenasin (Foto)

Kanadezi Stephen Palmer, sot është veteran i ushtrisë kanadeze, por vite më parë ai ishte pjesë e forcave të NATO-s,  në kontigjentin e KFOR-it në Kosovë.

Palmer, ishte pjesë e ushtrisë kanadeze, menjëherë pas luftës kishte shërbyer si pjesëtar i KFOR-it në rajonin e Drenicës në qytetin e Drenasit, i cili ishte një nga qytetet më të shkatërruara nga lufta.

Lidhja që ka krijuar me këtë qytet duket të jetë e fortë, pasi edhe pas kaq shumë vitesh ai e kujton përmes fotografive që i publikon në profilin e tij në rrjetet sociale, shkruan “Magazina.al”

Një foto të tillë ai e ka publikuar edhe këto ditë në facebook, ku shihet tabela e komunikacionit e cila tregon orientimin mes Gllogovcit (tani Drenas) dhe Prishtinës.