Scott Lewis që shërben në The Queens Dragoon Guard’s, vendosi të mahitej me kolegun Daniel Protheroe, i cili e kishte lënë hapur derën e kabinës së barakës që ndodhet në Norfolk të Anglisë.
Për ta përfunduar shakanë, ushtari 28-vjeçar kaloi dhjetë orë, që të mbuloi gjithçka me folie alumini, në ambientin ku qëndron 24-vjeçari, transmeton Telegrafi.
‘Kryevepra’ e përfunduar, tregon shtratin, televizionin, dollapët dhe karriget, të gjitha të mbuluara me shtresën ngjyrë gri. Të njëjtin tretman e ka pësuar edhe banja, përfshirë edhe guaskën, lavamanin dhe produktet kozmetike.
“Shpenzova 30 paketime, që kanë nga 30 metra me folei alumini, vetëm që t’ia mësoj një mësim, që nuk duhet lënë hapur derën e kabinës”, ka thënë Lewis.
Gjithçka ndodhi kur Protheroe po skijonte me regjiment, ndërsa kur është kthyer dhe e gjeti dhomën e mbuluar e ka marrë me mahi dhe ishte shumë i qetë. /Telegrafi/
https://youtu.be/n2qHiY3_LcM