Telegrafi

Ushtari irakian rrezikon jetën për ta shpëtuar gruan e moshuar që ishte rrëzuar në zonën ku po fluturonin plumbat e ISIS-it (Video)

Ky është momenti rrëqethës kur një ushtar irakian rrezikon jetën për ta shpëtuar një grua të moshuar nga plumbat e militantëve të ISIS-it, e cila ishte lodhur dhe rrëzuar në tokë derisa po tentonte të ikte nga Mosuli, ku po zhvillohen luftime të ashpra mes ushtrisë irakiane dhe Shtetit Islamik.

Militantët e ISIS-it vazhdimisht hapnin zjarr në drejtim të grave dhe fëmijëve, të cilët me çdo kusht po mundoheshin të shpëtonin duke u strehuar pas konvojit të ushtrisë irakiane në qytetin e Mosulit, transmeton Telegrafi.

Gruaja e moshuar nuk kishte mundur të ecë më dhe kështu ishte rrëzuar në një zonë ku vazhdimisht po fluturonin plumbat e ISIS-it, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë shfaq momentin kur një ushtar i paarmatosur dhe pa helmetë në kokë dhe me sandale, shfaqet para gruas të cilën arrin ta shpëtojë nga plumbat e ISIS-it. /Telegrafi/