Vërshimeve nga uji nuk iu ka shpëtuar as qyteti i Gjilanit, ku për të ndihmuar banorët janë angazhuar edhe ekipe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Dy fëmijëve në njërën nga rrugët e Gjilanit u ka ardhur në ndihmë pikërisht një pjesëtarë i FKS-së.
Në fotografinë e dërguar në adresë të Telegrafit, shihet se ai bartë në krahë, dy fëmijë, djalë e vajzë, teksa u ndihmon ta kalojnë rrugën e cila shihet se është vërshuar nga uji.
Gjatë të hënës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën e jashtëzakonshme për media pas situatës vërshimeve si pasojë reshjeve të mëdha të shiut, ka thënë se 24 orë po punohet për menaxhimin e situatës.
Ai njoftoi se ka krijuar grupin punues ndër-institucional për menaxhimin e situatës që pos institucioneve të Komunës, është përfshirë edhe KRU Hidromorava, zjarrfikësit, Policia e Kosovës dhe FSK. /Telegrafi/