Ish ushtari francez, i cili u arrestua javën e kaluar në afërsi të një baze ajrore, ka pranuar se kishte planifikuar një sulm terrorist.
Siç raporton AFP, i arrestuari është shpallur i paqëndrueshëm mendërisht, ndërsa ai ka pranuar që ka dëshiruar të kryente një sulm terrorist dhe ishte i mbështetur nga ISIS-i.
I dyshuari u arrestua në veriperëndim të Parisit, dy ditë para zgjedhjeve presidenciale franceze dhe në makinën e tij i janë gjetur armë dhe një flamuri i të ashtuquajturit Shteti Islamik, transmeton KosovaPress.