Telegrafi

Ushtari brazilian grushtoi dhe e tërhoqi zvarrë për flokësh një grua shtatzënë (Video, +18)

Shtatzëna që ndodhej skaj një rruge në Bahia të Brazilit, e pësoi keq nga një ushtar.

Ky i fundit ka nisur ta grushtonte dhe e tërhoqi zvarrë për flokësh, në momentin që ajo po kundërshtonte arrestimin e një personi, transmeton Telegrafi.

“Ndalo, ajo është shtatzënë”, ka thënë të pranishmit, teksa provonin ta largonin prej tij.

Ende nuk dihet se çfarë ofendimi i ka bërë ajo ushtarakut, por sjelljet e tij po konsiderohen të ekzagjeruara. /Telegrafi/