Telegrafi

Ushtari amerikan përgatit drekën brenda minutës, mbështjellë mishin me folje afër tytës së pushkës automatike – dhe më pas fillon të gjuaj rafal (Video)

Një ushtar amerikan ka vendosur që ta ndajë me opinionin sekretin e pjekjes së mishit në kushte ekstreme, e në veçanti nëse jeni në mal dhe pranë vetes keni vetëm një pushkë automatike.

Ai fillimisht e merr mishin në fileta të holla dhe e mbështjell në gypin afër tytës, dhe më pas e mbulon edhe me folje dhe fillon të gjuaj pa ndërprerë, transmeton Telegrafi.

Dhe kështu pas të shtënave me armë gypi afër tytës fillon të nxehet në masë të madhe, sa që mishi fillon të piqet dhe madje në videon e postuar më poshtë shihet se si del tym.

Të gjithë ata që në raste të caktuara gjejnë veten në mal dhe janë të uritur, mund të provojnë një metodë të tillë. /Telegrafi/