Shane Rader nga Arizona e Shteteve të Bashkuara, kishte shërbyer në një bazë ushtarake në Itali dhe nuk ka shkuar për t’i vizituar familjarët për tri vjet.
Ai e ka xhiruar momentin kur hyri brenda dhe shkonte në drejtim të motrës Elizabeth, e cila qëndronte në dysheme pa ditur se kë e ka pranë, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni reagimin e saj mbresëlënës, kur takoi të vëllain/
“Më pëlqeu shumë reagimi i motrës. Ajo ishte e hutuar dhe e gëzuar në të njëjtën kohë. Të gjithë kemi qarë, sepse ishte emocionuese”, ka thënë Rader lidhur me rastin.
Mirëpo, para se të përfundoi filmimi, adoleshentja inatoset me të, meqë nuk ishte lajmëruar. /Telegrafi/
https://youtu.be/W4ge5CXSMe4