Ushtari amerikan i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Michael Walter Spath, sot është bërë me banesë të re në Kosovë, falë shoqatës “Jetimat e Ballkanit” të Halil Kastratit.
Lajmin e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, Halil Kastrati.
Ai ka shkruar se Spath është vlerësuar për përgatitjen e tij profesionale edhe nga gjenerali, Hisen Berisha.
“E gëzofsh banesën e re. Michael Walter Spath. Ish ushtar i forcave speciale Amerikane Ranger. Vullnetar në Luftën e Kosovës ,snajperisti në Koshare, një Komandos i cili vlerësohet nga Gjeneral Hisen Berisha sa 500 luftëtar tjerë sot u bë me banesë të re. Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë”, ka shkruar Kastrati në Facebook. /Telegrafi/