Ushtarët turq të KFOR-it po kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar lirinë e lëvizjes për qytetarët.
KFOR-i i ka publikuar disa fotografi të tyre duke kryer kontrolle edhe maleve të Kosovës, në një nga zonat kufitare.
“KFOR-i ruan një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në përputhje me rezolutën 1244”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.