Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur rreth qëndrimit në veri të Kosovës të disa ushtarëve shqiptarë të KFOR-it.
I pari i shtetit serb ka pohuar se kjo gjë është bërë me qëllim që frikësohen serbët dhe të provokojnë Serbinë.
“Kjo duhet të jetë një tregues i qartë për NATO-n dhe KFOR-in se duhet pasur kujdesur për gjëra të tilla. Nëse tashmë i bëni ushtarët shqiptarë si pjesë të NATO-s, atëherë dërgojini në Xërxe apo Gjakovë dhe jo në Mitrovicën e Veriut”, tha Vuçiq.
Ai vuri në dukje se kjo ishte e qëllimshme dhe e planifikuar shumë mirë, por nëse KFOR-i nuk e kryen punën e vetë, atëherë ka kush e bën.
“Është logjike që e gjithë kjo ka sjellë shqetësime në mesin e qytetarëve. E gjithë kjo është planifikuar në mënyrë që serbët të kenë frikë, por nuk do të ketë pasoja serioze dhe njerëzit nuk duhet të shqetësohen. Nëse KFOR-i nuk e bën punën e vet, ka kush e kryen”, tha Vuçiq. /Telegrafi/