Telegrafi

Ushtarët rrezikojnë burgun, nëse nuk shkojnë me rregull te dentisti (Foto)

Anëtarët e Ushtrisë së Britanisë së Madhe, së shpejti mund të burgosen për një javë, po që se nuk shkojnë me rregull në kontrollet te dentisti dhe nuk i rregullojnë dhëmbët.

Me numrin e madh të ushtarëve me dhëmbë të dëmtuar dhe të pashëruar, ky dënim po konsiderohet të jetë efikas për të gjitha ata që nuk i përmbahen rregullores, transmeton Telegrafi.

Në përpjekje që të shpëtohen dhëmbët dhe shëndeti dental në përgjithësi, secili ushtar që nuk shkon për kontroll rrezikon të mbyllet për shtatë ditë në qeli.

Më herët, janë dhënë dënime më të vogla si gjoba dhe heqje të privilegjeve, për ata që neglizhonin shkuarjen te dentisti, kurse ky besohet të jetë dënimi i parë i llojit të tillë.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se më nuk do të rekrutohen personat që kanë mbi pesë shtresa apo kanë mbi pesë dhëmbë të vënë në mënyrë artificiale. /Telegrafi/