Telegrafi

Ushtarët profesionist më të moshuar se 45 vjet kërkojnë risistemim në MPB

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot pati takim pune me Sindikatën e Pavarur të Ushtarëve Profesionist të Republikës së Maqedonisë, përcjellë përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tema e takimit ka qenë risistemimi i ushtarëve profesionist pas arritjes së moshës 45-vjeçare nga Ministria e Mbrojtjes në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur ia kanë elaboruar kërkesën e tyre ministrit Spasovski. Ata thirren tek neni 40 nga Ligji për shërbim në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë, sipas të cilit, ushtarët profesionist pas arritjes së moshës 45-vjeçare, mund të transferohen në institucione tjera, njofton AIM.

Ministri Spasovski, përfqësuesve të Sindikatës u është përgjigjur kërkesës së tyre se çështja do të hapet në seancë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/