Disa ushtarë nigerianë u shesin armë dhe municion organizatës ekstremiste Boko Haram, thuhet nga ushtria e Nigerisë, duke vënë në dukje se korrupsioni pavarësisht përpjekjeve të Qeverisë edhe më tutje e rrezikon luftën kundër ekstremistëve islamikë.
Ky lajm pason njoftimin e tri jave më parë të ushtrisë nigeriane ku ka thënë se 16 ushtarë dhe oficerë janë vënë para gjyqit ushtarak me akuzën për vjedhje dhe shitje të armëve organizatës Boko Haram, shkruan Asociated Press.
Presidenti i Nigerisë Muhamed Buhari thotë se për shkak të korrupsionit kanë vdekur mijëra njerëz gjatë kryengritjes islamike.
Fëmijët që kanë ikur nga ekstremistët e Boko Haram kanë vdekur nga uria në kampet e refugjatëve për shkak të vjedhjes së ndihmave humanitare për çka Qeveria ka filluar hetimet, shkruan Asociated Press.