Telegrafi

Ushtarët kinezë duke u sfiduar me “vozitje në terrene të vështira”

Nuk janë skena të xhirimeve për ndonjë film, janë pamje që tregojnë një realitet të ushtrisë kineze.

Bëhet fjalë për pamje që tregojnë disa stërvitje të ushtarëve kinezë, të stacionuar në Tibet, të cilët shfaqin aftësitë e tyre të vozitjes, përcjell Telegrafi.

Dhe një gjë e tillë bëhet nga ata, për të kaluar “testin e vozitjes në terrene të vështira”.

Ata duhet të bëjnë kthesa, në një shpejtësi jo të vogël – derisa makinat e tyre janë duke lëvizur me shpejtësi deri në 60 kilometra në orë.

Pamje të tjera tregojnë se si ata sfidohen, duke vozitur edhe kamionë, në “terrene madje të rrezikshme”. /Telegrafi/