NATO ka njoftuar se ushtarët italianë të KFOR-it të Batalionit të Forcës Operative Rezervë (ORF), kanë kryer patrullime përgjatë vijës kufitare.
“Patrullimet, si me automjete ashtu edhe në këmbë, kanë për qëllim sigurimin e stabilitetit dhe ruajtjen e një pranie të vazhdueshme në këtë zonë”.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
“KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si mekanizma të sigurisë,” thuhet në njoftimin e NATO-s./Telegrafi/