Site icon Telegrafi

Ushtarët grekë çaktivizojnë me sukses një bombë të Luftës së Dytë Botërore

Ushtarët grekë, të dielën me sukses çaktivizuan një bombë të Luftës së Dytë Botërore në Selanik, pas evakuimin të dhjetëra mijëra banorëve nga zona.

Bomba u zbulua pranë një pike karburanti në qytetin verior, gjatë punimeve në rrugë javën e kaluar.

“Operacioni përfundoi, çdo gjë shkoi mirë”, tha shefi i sigurisë rajonale Apostolos Tzitzikostas, pas katër orësh deminim nga ekipi i tij.

Bomba ishte e gjatë 1.5 metra. Fillimisht u tha se bartte rreth 250 kiloegramë të eksplozivëve, por gjatë inspektimit është gjetur të jetë një pajisje prej 170 kilogramëve.

Shefi i shtabit të ushtrisë, Nikos Phanios, tha se mekanizmi i ndezjes së bombës “ishte ende në një formë shumë të mirë dhe kjo ishte ajo që e kishte shqetësuar”.

” Pajisja ishte prodhim amerikan”, tha ai. /KosovaPress/

Exit mobile version