Site icon Telegrafi

Ushtarët e parë amerikanë arrijnë në Poloni si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve të Rusisë

Ushtarët e parë amerikanë, si pjesë e përforcimit ushtarak për Evropën, arritën në Poloni.

Sipas mediumeve polake, aeroplani me ushtarët e Divizionit të 82-të Ajror Amerikan u ul në aeroportin Jasionka pranë Rzeszow.

Një total prej 1700 trupash pritet të vendosen në Poloni. Pajisjet ushtarake amerikane filluan të arrijnë në vend në fillim të kësaj jave.

Të mërkurën, autoritetet e SHBA-së njoftuan planet për të vendosur trupa si përforcime në Rumani, Poloni dhe Gjermani. Një total prej 1700 trupash do të vendosen në Poloni.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby deklaroi se ato forca nuk do të luftojnë në Ukrainë, por do të ofrojnë një mbrojtje të fortë të “aleatëve tanë të NATO-s”.

Në raportet e djeshme thuhej se trupat e para amerikane, si pjesë e përforcimeve për Evropën, mbërritën në Gjermani.

Ndryshe, Rusia raportohet se do të pushtojë gjatë këtij muaji shtetin ukrainas, ku tashmë ka stacionuar mbi 100 mijë trupa në kufirin me Ukrainën. /Telegrafi/

https://twitter.com/theragex/status/1489941353849049089

Exit mobile version