Telegrafi

Ushtarët e Nigerit deklarojnë grusht shteti në televizionin kombëtar

Ushtarët në shtetin e Afrikës Perëndimore të Nigerit kanë njoftuar një grusht shteti në televizionin kombëtar.

Ata thanë se kishin “shpërbërë” kushtetutën, pezulluan të gjitha institucionet dhe mbyllën kufijtë e vendit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Nigerit, Mohamed Bazoum është mbajtur nga trupat e gardës presidenciale që nga orët e para të së mërkurës.

Atij iu premtua “mbështetja e palëkundur” e Uashingtonit në një telefonatë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha gjithashtu se ai kishte folur me presidentin dhe ofroi mbështetjen e plotë të OKB-së.

Bazoum është një aleat kryesor perëndimor në luftën kundër militantëve islamikë në Afrikën Perëndimore.

Dy vende fqinje, Mali dhe Burkina Faso, kanë përjetuar grusht shteti të shkaktuar nga kryengritjet xhihadiste në vitet e fundit.

Në të dy vendet, udhëheqësit e rinj ushtarakë kanë rënë në konflikt me Francën, ish-fuqinë koloniale, e cila gjithashtu më parë sundonte Nigerin. /Telegrafi/