Site icon Telegrafi

Ministria e Mbrojtjes: Ushtarët e RMV-së të cilët u helmuan në Slloveni janë në gjendje të mirë shëndetësore

Ushtarët e RMV-së të cilët u helmuan në Slloveni janë në gjendje të mirë shëndetësore, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

“Dje u sëmurën dy ushtarë nga Maqedonia të cilët po ndihmonin në Slloveni për pastrimin pas përmbytjes. Ata po pastronin dhomat e bodrumit me ushtarë sllovenë. Ata ndjeheshin të sëmurë për shkak të monoksidit të karbonit, një gaz i rrezikshëm. Si masë sigurie, ata u dërguan në spital për më shumë kontrolle”.

“Pas ekzaminimeve u konstatua se ata janë mirë dhe gjatë orëve të mëngjesit janë kthyer në ambientet e akomodimit ku do të pushojnë sot”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes së RMV-së.

Exit mobile version