Site icon Telegrafi

Ushtarët e Maqedonisë marrin pjesë në manovrat ndërkombëtare ”Sabre Guardian 2017”

Pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM) do të marrin pjesë në manovrat ndërkombëtare ushtarake ”Saber Guardian 2017”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Manovrat do të mbahen nga 11 e deri më 20 korrik në territorin e Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. Sipas Shtabit të URM-së, qëllimi i ushtrimeve është promovimi i stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Detit të Zi, si edhe forcimi i kapaciteteve dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet USAREUR dhe ushtrivetokësore të vendeve anëtare./Telegrafi/

Exit mobile version