Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë realizuar së fundmi në kazermën “Evropianet e Rinj” në Pomozotin trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme – Niveli Teknik”.
Në këtë trajnim, pjesëtarët e FSK-së kanë fituar njohuri për përdorimin dhe teknikat e pajisjeve, zbulimin e prezencës dhe për teknikat mbrojtëse ndaj materieve të rrezikshme.
“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Defense Threat Reduction Agency ( DTRA) SHBA, Instruktorët e Kompanisë së Materieve të Rrezikshme nën monitorimin e instruktorëve amerikan kanë realizuar trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme- Niveli Teknik”. Trajnimi është mbajtur në kazermën e FSK-së “Evropianet e Rinj” në Pomozatin, ku pjesëtarët e FSK-së fituan njohuri për përdorimin dhe teknikat e pajisjeve, zbulimin e prezencës dhe për teknikat mbrojtëse ndaj materieve të rrezikshme”, thuhet në njoftimin për media.
Qëllimi i trajnimit ishte të bëjë aftësimin e personelit që të reagojë në incidente me materie të rrezikshme, me qëllim zbatimin ose mbështetjen e veprimeve për të mbrojtur jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin. /Telegrafi/