Site icon Telegrafi

Ushtarët e FSK-së helmohen nga ushqimi

Përderisa rasti është mbajtur larg syve të medieve, një raport i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike konfirmon se ndaj helmimit në ushqim ishin të ekspozuar 1200 pjesëtarë të FSK-së.

Ndërkaq, tre nga ta, që ishin në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e helmimit, ishin hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Këtu kanë qëndruar disa ditë, derisa gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar”, ka thënë një mjek në Klinikën Infektive, pa dashur që t’i përmendet emri në gazetë. /Zëri/
 

Exit mobile version