Dy ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lumni Berisha dhe Afrim Zekaj, kanë bërë një gjest për t’u përshëndetur. Ata kanë gjetur një kuletë me rreth 600 euro dhe dokumente, e cila i kishte humbur një qytetari nga Drenasi.
Të njëjtit ia kanë kthyer kuletën pronarit bashkë me të hollat dhe dokumentet.
“Faleminderit ushtarë të UÇK-së. Faleminderit ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës për veprimin burrëror që treguat në rastin e humbjes së kuletës time me para afër 600 euro dhe dokumente. Respekt për këta ushtarë”, ka shkruar qytetari nga Drenasi, në llogarinë e tij në Facebook. /Telegrafi/